“O Nuredina!”/ Liri Loshi ka një mesazh për ata që sulmojnë Policinë dhe shtetin e Kosovës

Aktuale

“O Nuredina!”/ Liri Loshi ka një mesazh për ata që sulmojnë Policinë dhe shtetin e Kosovës

Nga: M.L. Më: 4 korrik 2022 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Publicisti dhe ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi ka reaguar lidhur me rastin e plagosjes së dy policëve në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës në Skenderaj.

Liri Loshi ka thënë se prekja e shtetit nënkuoton edhe prekjen e sigurisë dhe të ardhmen e fëmijëve.

“Kur të mos jemi më kush na i mbronë fëmijët? Shteti, na i mbron shteti, o Nuredina! Mos e prekni shtetin se prekni fëmijët tuaj. Sigurinë dhe të ardhmen e tyre”, shkroi Loshi në Facebook.

Kujtojmë se, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendim për ndalimin e Nuredin Lushtakut, por i njëjti nuk është hasur nga policia dhe ndodhej në kërkim nga kjo e fundit, por media merr vesh nga burimet e saja se Nuredin Lushtaku aktualisht ndodhet në stacionin e policisë, pra është dorëzuar.

Siç njofton prokuroria, “ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat