Haziri: Kosova duhet ta zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit nëse dëshiron liberalizimin e vizave

Aktuale

Haziri: Kosova duhet ta zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit nëse dëshiron liberalizimin e vizave

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 23:53
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Kosovës i kërkohet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në mënryë që të fitojë liberalizimin e vizave. 

Ai thotë se kjo ka qenë një ndër arsyet pse nuk është dhënë vendimi për liberalizim në qershor. 

“Kjo është bërë e qartë edhe në letrat e dërguara nga Shtëpia e Bardhë. Që vendimet duhet të respektohen”, tha ai. 

“Duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe duhet të ketë avancim në dialog”, shtoi ai. 

Tutje Haziri ka thënë se Kosovës i rrezikohet stagnimi nëse nuk respektohen këto vendime. 

“Mbetemi këtu ku jemi”, tha ai. 

“Nuk shkon në BE duke shkarkuar borde e duke emëruar borde tjera”, shtoi ai. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat