Çka po paralajmëron PSD, Nushi: Keni me pa qysh Qeveria Kurti ka abuzuar me para publike

Aktuale

Çka po paralajmëron PSD, Nushi: Keni me pa qysh Qeveria Kurti ka abuzuar me para publike

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:56
Nol Nushi

Sekretari i PSD-së Nol Nushi, ka paralajmëruar se sot në ora 17:00 përmes një video do denoncojnë një abuzim të ri të Qeverisë Kurti,

Nushi, përmes një postimi në Facebook shkroi se përmes kësaj videoje qytetarët do e shohin se si paratë publike janë abuzuar nga ajo siç e quan ai “qeveri e ndryshimit’’.

“Keni me pa qysh, me para publike, kane përuru projekte qe jane ne interes dhe obligim te firmave te private’’, shkroi Nushi.

Ai tutje tha se do të shihet se si ministrat e Kurtit i gëzohen projektit që dikur e quanin ‘’abuzim me paranë publike’’.

Postimi i plotë:

Ka ora 17:00, permes nje videoje shpjeguese kam me denoncu nje abuzim te ri te qeverise se “ndryshimit”.

Keni me pa qysh, me para publike, kane përuru projekte qe jane ne interes dhe obligim te firmave te private.

Keni me e pa qysh ministrat e Kurtit i gezohen projektit qe dikur e quanin “abuzim me para publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat