Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Aktuale

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 23:56
Foto ilustrim



​Ngjarjet e datës 6 korrik

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon takim publik me institucione, organizata dhe grupe të ndryshme interesi me qëllim të diskutimit dhe marrjes së komenteve lidhur me Draft Strategjinë për Arsim 2022-2026. (Hotel Emerald, në Prishtinë, ora 08:30 deri 14:00)

Mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes të 14 vjeçarit Rijad Hyseni në Kodrën e Trimave, afër shkollës fillore “HILMI RAKOVICA”, (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 8:45)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mban konferencën me temë “Bashkëpunimi ndërkomunal në mes Republikës së Kosovës dhe IOËA-s”. (Hotel “Emerald”, ora 09:15)

Zyra e kryeministrit në bashkëpunim me organizatën “Thuaj diçka”, bëjnë prezantimin e mekanizmave online për raportimin e shkeljeve të të drejtave gjuhësore dhe mësimi i gjuhës për të punësuarit në administratën publike. (Restaurant Collection në Prishtinë, Kroi i bardhë, Shefqet Shkupi, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin plotësues të Komisionit për Legjislacion, për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, etj. (Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, raportin vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, etj. (Kuvendi, salla C203, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton projektligjin për ratifikimin e traktit mbi ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, etj. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

Vazhdimi i seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

EULEX-i do ta prezantojë raportin monitorues “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”, ku pritet të marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, Lars-Gunnar Ëigemark, shef i EULEX, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, Samedin Mehmeti, drejtor i Policisë dhe të tjerë. (Hotel Sëiss Diamond, ora 13:15)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton Komunën e Drenasit. (Objekti i Komunës së Drenasit, ora 14:30)

Skuadra Gjilani do të zhvendoset në Prishtinë për t’i kryer përgatitjet e fundit para nisjes së ciklit eleminator në UEFA Conference Leagu. Ata mbajnë konferencë për media, ku do të flasin Zekirija Ramadani, kryetrajner; Albert Dabiqaj, futbollist. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 18.00)

Mbahet akademi përkujtimore kushtuar, ish ushtarit të UÇK-së dhe ish-gazetarit, Blerim Zhabari. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 18:00)

Partia Socialdemokrate e Kosovës(PSD) do të mbajë protestë me kërkesën për shkarkimin e ministrit Hekuran Murati. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 19:00)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat