Turpi i Xhavit Halitit/ Shkruan për Betejën e Loxhës, e nuk përmend kolonelin Tahir Zemaj!

Aktuale

Turpi i Xhavit Halitit/ Shkruan për Betejën e Loxhës, e nuk përmend kolonelin Tahir Zemaj!

Nga: N. Sh. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 16:07
Xhavit Haliti

Sot 24 vjet më parë, me në krye kolonel Tahir Zemaj është zhvilluar Beteja e Loxhës, e cila ishte beteja e parë që forcat e UÇK-së mposhtën ato ushtarake dhe policore serbe.

Për 24 vjetorin e kësaj beteje ka shkruar edhe Xhavit Haliti, mirëpo nuk ka përmendur kolonelin Tahir Zemaj i cili tmerroi forcat serbe në Loxhë.

Haliti përmes një postimi në facebook, thotë se kjo Betejë i dha hov luftës çlirimtare.

Ai thekson se ushtarët e UÇK-së ishin të prirë nga Skënder Çeku, dhe rol të rëndësishëm sipas tij dha edhe veprimtari i çështjes kombëtare Binak Dinaj.

Mirëpo Haliti bëri turp të madh, duke mohuar kështu kolonelin Tahir Zemaj i cili ishte komandanti kryesor në këtë Betejë.

Lexojeni postimin e Halitit:

Beteja e Loxhës e 6 korrikut 1998 i dha hov luftës çlirimtare e motiv shtesë ushtarëve të UÇK-së.

Ushtarët e UÇK-së, të prirë nga Skënder Çeku, i shkaktuan humbje të konsiderueshme forcave serbe.

Rol të rëndësishëm në këtë betejë dha edhe veprimtari i hershëm i çështjes kombëtare, Binak Dinaj, si dhe një numër i madh i ushtarëve të UÇK-së, përfshirë edhe banorët e Loxhës, si dhe të fshatrave përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat