Gërxhaliu për ngritjen e çmimeve: Është koha për një pako të re për rimëkëmbje

Aktuale

Gërxhaliu për ngritjen e çmimeve: Është koha për një pako të re për rimëkëmbje

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:06
Safet Gërxhaliu

Mendim të ngjashëm ka edhe njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Ai tha se Qeveria nuk po e pranon se ka krizë ekonomike.

“Derisa nuk pranohet kriza si realitet do ta kemi këtë gjendje. Kosova ka hy në një krizë të rënd, shumë vende të rajonit janë duke marrë masa ditore si ta ndihmoj qytetarin dhe biznesin për fat të keqe në Kosovë gjithçka ka mbet nën hijen e agjendës politike”, u shpreh ai.

Gërxhaliu tutje thotë se për ta tejkaluar këtë gjendje, Qeveria duhet të mendoj për një pako të re për rimëkëmbje apo masa të reja.

“Kosova është një shoqëri e varur nga import në Kosovë kemi inflacion në shkallën 12.5 % besoj se kjo është dëshmia më e mirë se kriza ekonomike dhe aspekti social është mjaftë i centruar, në këtë drejtim besoj se është koha kur duhet të mendohet për një pako të re për rimëkëmbë apo masa të reja për fat të keq ka kohë që nuk kemi parë diçka konkret”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat