Identiteti i personit që dyshohet se e theri veten me thikë para qeverisë

Aktuale

Identiteti i personit që dyshohet se e theri veten me thikë para qeverisë

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 18:09
Ilustrim

Një person ka therur veten me thikë dore para objektit të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë të hënën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në sheshin “Skënderbeu”, ka bërë të ditur policia.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ai konfirmoi se “sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë).”

Media mëson se personi i cili i shkaktoi plagë vetës me thikë është një shtetas i Shqipërisë.

Ai është Marsel Hysa nga Tepelena por, që nuk dihen motivet që e shtynë ta bëjë këtë veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat