“Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së”/ Ibrahim Kelmendi i reagon Florin Krasniqit: Gënjeve!

Aktuale

“Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së”/ Ibrahim Kelmendi i reagon Florin Krasniqit: Gënjeve!

Nga: N. Sh. Më: 14 korrik 2022 Në ora: 18:04
Florin Krasniqi dhe Ibrahim Kelmendi

Shqiptaro-amerikani, Florin Krasniqi ish deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, gjatë një emisioni mbrëmë ndër tjera ka deklaruar se, s’e kupton dot se si ka njerëz në Kosovë që i janë gëzuar arrestimit të Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Derisa ishte duke folur për Thaçin shton se, “shkuarja e tyre në Hagë ia mundësoi pushtetin” Albin Kurtit.

“Nuk do fitonte kurrë Kurti këtë përqindje po të ishin ata këtu”.

Krasniqi, që dikur ishte nga kritikët më të ashpër të Thaçit dhe Partisë Demokratike të Kosovës, pohon se gjërat nuk duhen përzier.

“Unë i kam kritikuar për tenderë, për manipulime, por jo për luftën. Duhet ta dimë se Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së, Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë. Ne nuk guxojmë të lejojmë që të na dënohen ata njerëz atje”.

Mirëpo, me këtë deklaratë nuk po pajtohet Ibrahim Kelmendi.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se Krasniqi gënjeu kur tha se Thaçi ishte udhëheqës i UÇK-së.

Sipas tij, edhe Krasniqi është viktimë e dezinformimeve të orkestruara.

“Florin Krasniqi GËNJEU kur tha: "Hashim Thaçi ishte lider i UÇK-së!"

Edhe ky viktimë e dezinformimeve të orkestruara”, shkruan Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat