Kaq do të shitet nafta e benzina në Kosovë në 24 orët e ardhshme

Aktuale

Kaq do të shitet nafta e benzina në Kosovë në 24 orët e ardhshme

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 09:38
Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar tavanin e çmimeve të derivateve për ditën e premte.

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është ky: Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.75 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.66 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 16/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat