Paralajmërohet rritje e rasteve me Covid-19, MSH ka një apel për qytetarët

Aktuale

Paralajmërohet rritje e rasteve me Covid-19, MSH ka një apel për qytetarët

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar rritje të mëtutjeshme rasteve me Covid-19, gjatë ditëve në vijim.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ministria ka apeluar te qytetarët të vaksinohen dhe të testohen për Covid-19.

“Rastet me COVID-19 po shënojnë rritje dhe sipas projeksioneve të IKShPK, dinamika në rritje pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

Në fund, Ministria ka apeluar edhe që të respektohen masat anti-Covid.

Postimi i plotë:

Rastet me COVID-19 po shënojnë rritje dhe sipas projeksioneve të IKShPK, dinamika në rritje pritet të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

Ministria e Shëndetësisë përmes institucioneve shëndetësore mundëson qasje të lehtë në:

– vaksina falas, të sigurta dhe efektive në qendrat e vaksinimit në të gjitha komunat, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë,

– teste PCR falas në IKShPK dhe 6 qendrat rajonale (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan),

– teste rapide falas në shumë prej QKMF-ve,

– trajtim klinik për Covid-19 në QKUK e spitalet regjionale.

Të nderuar qytetarë,

Nëse keni simptoma, lajmërohuni menjëherë në qendrat e testimit, nëse rezultoni pozitivi izolohuni sipas udhëzimeve.

Bartni maskën në mjedise të mbyllura.

Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit.

• Personat e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinës kundër COVID-19;

• Personat e moshës mbi 60 vjeç mund të vaksinohen edhe me dozën e IV-të (katër muaj pas marrjes së dozës së III-të)

• Fëmijët e moshës 5-11 vjeç me dozën e parë dhe të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat