​Murati: Bizneset që punësojnë mbajtës të familjes do t’i mbështesim me 70% të pagës

Aktuale

​Murati: Bizneset që punësojnë mbajtës të familjes do t’i mbështesim me 70% të pagës

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 09:56 Përditësuar në ora: 11:58 më 18.07.2022
Hekuran Murati

Murati ka dhënë detaje për masën mbështetëse “Çdo familje së paku një të punësuar”

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë detaje për masën mbështetëse “Çdo familje së paku një të punësuar”, duke thënë se synimi i masës së re për punësim është që të rritet numri i vendeve të punës dhe mirëqenia e qytetarëve.

Murati në një konferencë për media, ka thënë se masa e re sa i përket punësimit i dedikohet atyre familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar.

Nuk ka qenë e lehtë, kemi pasur kriza në vazhdimësi duke filluar me pandemi, pastaj energjinë elektrike si problem dimrin e kaluar, pastaj invazionin në Ukrainë. Jemi munduar me marrë masa të nevojshme për t’i mbështetur qytetarët. Do të mundësojë që bizneset që janë të interesuar të punësojnë mbajtës të familjes, t’i mbështesim me 70% të pagës bruto, subvencioni është 300 euro”, tha ai.

Ai ka thënë se do t’i publikojnë kriteret dhe thirrjet për këtë përfitim.

Njëri nga kriteret është se kompanitë nuk mund të punësojnë më shume sesa 30% e stafit ekzistues, për t’u regjistruar për këtë përfitim duhet të regjistrohen në Agjencinë e Punës dhe të sjellin kopje certifikatën e bizneset, letërnjoftimin e pronarit dhe listën e punëtorëve të punësuar aktualisht nga kompania. Mbajtësit e familjes duhet të jenë të moshës së punës, të mos kenë asnjë anëtar të punësuar dhe të regjistrohen si të papunësuar në agjencinë e punës rajonale, dhe të sjellin letërnjoftimin dhe të tregojnë në cilët fusha mund të punojnë”, ka thënë Murati.

Hekuran Murati thërret konferencë për media

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të dalë në konferencë për media sot në orën 11:00.

Kështu thuhet në njoftimin e ministrisë.

Teksa nuk është bërë e ditur tema për të cilën do të flasë Murati.

“Konferenca për Media do të mbahet sot, më 18 korrik 2022, në ora 11:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, P32 – salla e konferencave”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat