Rrëfimi emocionues i veteranit të UÇK-së për komandant Abejën: E kemi kap ngryk njëri-tjetrin prej gëzimi, kur e kemi kuptu që…

Aktuale

Rrëfimi emocionues i veteranit të UÇK-së për komandant Abejën: E kemi kap ngryk njëri-tjetrin prej gëzimi, kur e kemi kuptu që…

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 17:31
Veteranët e UÇK-së

Veteranët e UÇK-së dje kanë vizituar vendin që njihet si “Rrasa e Zogut”,  në kufirin Kosovë-Shqipëri, aty ku luftuan ballë për ballë me armikun.

Ata kanë realizuar forografi dhe video në vendin ku para 24 vitesh luftuan kundër armikut serb.

Njëri nga vetaranët që ka viziutar vendin që njihet si “Rrasa e Zogut”, përmes një video të postuar në Facebook ka rrëfyer disa histori gjatë luftës, se si ish-komandanti i UÇK-së, Bekim Berisha i njohur me nofkën Abeja i kishte dhuruar shtatë ranaca.

Ai rrëfen se si i kishte parë shumë gra e fëmijë, duke u larguar nga malet e Tropojës.

“Nga malet e Tropojës jemi nis me Abejën rametlin, e kemi zbrit në Junik. Në Junik kemi tropu nëpër pluhër, kur kemi mbrri atje e kemi kap njëri-tjetrin ngryk prej gëzimi që kemi pshtu, e kemi vazhdu rrugën deri në Likovc, Gllogjan, Malishevë. Kur kemi mbrri në Likovc i kemi ndarë rrugët.” ka rrëfyer ai.

Kujtojmë se në këtë vend ranë heroikisht shumë dëshmorë, në mesin e tyre edhe Bashkim Kerolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat