​Haradinaj falënderon Metën për projekte të interesit të përbashkët Kosovë-Shqipëri

Aktuale

​Haradinaj falënderon Metën për projekte të interesit të përbashkët Kosovë-Shqipëri

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 20:12
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  u takua me presidentin Ilir Meta.

Ai ka thënë se me Metën kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer gjatë gjithë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë. 

Haradinaj ka shkruar në Facebook se presidentin Meta në vizitën e tij përmbyllëse si President i Shqipërisë, e ka falënderuar për gjithë angazhimin e tij për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Kosovës dhe projekte të interesit të përbashkët Kosovë - Shqipëri.

“Po ashtu e urova që Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, si dhe i urova sukses në rrugëtimin e tij të mëtutjeshëm”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat