Kështu reagon Edita Tahiri pas takimit të Kurtit e Osmanit me Blinkenin

Aktuale

Kështu reagon Edita Tahiri pas takimit të Kurtit e Osmanit me Blinkenin

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 11:49
Takimi i Osmanit dhe Kurtit në SHBA dhe Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, e ka vlerësuar lartë takimin e krerëve shtetëror të Kosovës me me Sekretarin e shtetit amerikan Antony Blinken, në Washington.

Tahiri ka thënë se aleanca me ShBA-në është jetike për Kosovën dhe si e tillë duhet të ruhet e të zhvillohet vazhdimisht.

“Takimi i lartë në SHBA i delegacionit të Kosovës me Sekretarin e shtetit amerikan Blinken dje në Washington ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën! Aleanca me SHBA-ne është jetike dhe si e tillë duhet të ruhet dhe zhvillohet vazhdimisht!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndërkaq, për këtë vizitë, Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje, sipas tyre anëtarësimi i Kosovës në Programin Partneriteti për Paqe të NATO-s, rëndësia e dialogut i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rreziqet që i kanosen rajonit të Ballkanit Perëndimor, ishin disa nga temat e diskutuara gjatë takimit midis Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe delegacionit nga Kosova në Washington.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat