LDK-ja për herë të parë komenton akuzat e Baton Haxhiut ndaj Lumir Abdixhikut

Aktuale

LDK-ja për herë të parë komenton akuzat e Baton Haxhiut ndaj Lumir Abdixhikut

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:04
Lumir Abdixhiku

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka komentuar për herë të parë akuzat që publicisti Baton Haxhiu ua kishte drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kreut të saj, Lumir Abdixhiku.

Haxhiu, ditë më parë kishte shkruar se Lumir Abdixhiku i LDK-së e mban gojën mbyllur para kryeministrit Albin Kurti sepse e di me çfarë merret një pjesë e familjes së tij.

“Pjesa tjetër, ndërkaq, është punë e njohur. Lumiri kur vjen puna te çështjet e mëdha me Serbi zakonisht e mbyllë gojën sepse e di shumë më mirë se ne me çfarë punë merret një pjesë e familjes së tij”, kishte shkruar Haxhiu.

Për këtë çështje, Gashi i LDK-së tha se nuk qëndrojnë dhe kësisoj nuk janë të vërteta.

Madje, ai shtoi se nuk e di se çfarë muhabete bëhen në publik, pasi gazetari Vehbi Kajtazi i tha se ekziston një interpretim se deputeti Abdixhiku frikësohet dhe është i nënshtruar në raport me kryeministrin Albin Kurti.

“Me të thënë të drejtë nuk e di se çfarë flitet dhe besoj që janë të pavërteta sa me kriju njëfarë tollovie. LDK-ja si koncept, si mendim politik nuk është një parti e cila bazohet në një individ as te kryetari”.

“Ju e dini se gjithmonë ka pasur individë brenda LDK-së që janë në gjendje se si mendojnë ta kundërshtojnë vendimin e kryesisë, kuvendit apo kryetarit sepse i kanë bindjet e veta, pa marrë parasysh pasojave dhe kostos që mund të marrin. Ne nuk frikësohemi as nga Kurti as nga kryetari i LDK-së apo nga askush. Për çka?”, shtoi Gashi në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat