Deputetja e VV-së paralajmëron takime tjera të rëndësishme të Kurtit në SHBA

Aktuale

Deputetja e VV-së paralajmëron takime tjera të rëndësishme të Kurtit në SHBA

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 19:17
Arbreshë Kryeziu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu foli edhe për vizitën e Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani në SHBA.

Kryeziu me këtë rast deklaroi se Kurti gjatë qëndrimit të tij në Shtete e Bashkuara të Amerikës do të zhvillojë edhe takime të tjera.

Sipas saj takimet do të jenë të rëndësishme përveç takimit që ka zhvilluar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Gjatë qëndrimit  të tyre në Shtete e Bashkuara të Amerikës, do të zhvillohen edhe takime të tjera të rëndësishme, i pari ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm pra me Sekretarin Blinken dhe besoj që në vazhdën e takimeve do të ketë edhe të tjera por nuk mund të them sot sepse unë nuk kam kërkuar as nga Qeveria që ta shoh se cila është agjenda apo se me kë do të takohet kryeministri sepse nuk është diçka që na takon neve ta bëjmë, por besoj që do të ketë edhe takime të tjera të kësaj natyre”, tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat