Hoti: Kosova ka punuar për kualifikim në programin e MCC-së që nga Qeveria Mustafa dhe ajo Haradinaj

Aktuale

Hoti: Kosova ka punuar për kualifikim në programin e MCC-së që nga Qeveria Mustafa dhe ajo Haradinaj

Nga: H.O. Më: 31 korrik 2022 Në ora: 19:58
Ish kryeministri, Avdullah Hoti

Ish kryeministri Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook ka shkruar rreth marrëveshjes me MCC, në SHBA. Hoti thotë se Kosova ka punuar për kualifikim në programin kompakt të MCC-së që nga Qeveria Mustafa e më pas ka vazhdur me Qeverinë Haradinaj.

Ai shkruan më tutje se, më 24 shtator 2021, Qeveria e Kosovës i dërgon letër MCC ku, në mes tjerash, përcaktohet për projektin e gazit dhe për bateritë.

Ai ka bashkangjitur edhe letrën dërguar MCC-së në shtator të vitit 2020.

Postimi i plotë:

Lidhur me programin kompakt me MCC:

- Kosova ka punuar në plotësimin kushteve për kualifikim në programin kompakt të MCC-së që nga Qeveria Mustafa, dhe ka vazhduar në Qeverinë Haradinaj.

- Në vitin 2018, Bordi i MCC-së e ka kualifikuar Kosovën për programin kompakt.

- Pas kësaj ka nisur studimi i quajtur “Kosovo Constraints analysis”, i cili ka identifikuar faktorët që e kufizojnë rritjen ekonomike në Kosovë, ku mungesa e energjisë ka qenë ndër faktorët kryesorë.

- Në gusht 2020, MCC-ja i drejtohet Qeverisë së Kosovës për të dhënë qëndrimin e saj lidhur me investimet në energji.

- Më 24 shtator 2021, Qeveria e Kosovës i dërgon letër MCC ku, në mes tjerash, përcaktohet për projektin e gazit dhe për bateritë.

Bashkëngjitur është letra e dërguar në MCC më 24 shtator 2020 me numër të protokollit 167/2020, e cila letër është dakorduar me ministritë e linjës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat