​Ministri Murati priti në takim ambasadorin e Katarit Ali bin Hamad Al-Marri

Aktuale

​Ministri Murati priti në takim ambasadorin e Katarit Ali bin Hamad Al-Marri

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 14:27
Foto nga takimi

Ministri Murati, ka pritur në një takim njoftues ambasadorin jo-rezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri. Është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe. Murati ftoi biznesmenët e Katarit që të eksplorojnë mundësitë e investimit në sektorë të ndryshëm në Kosovë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka pritur sot në një takim njoftues Ambasadorin jo-rezident të Katarit në Kosovë, z. Ali bin Hamad Al-Marri. Murati ka falënderuar Ambasadorin Al-Marri për mbështetjen e shtetit të Katarit për Kosovën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në fusha me interes për të dyja vendet.

Gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe ku ndër të tjera, përmes Ambasdorit Al-Marri, Ministri Murati ftoi biznesmenët e Katarit që të eksplorojnë mundësitë e investimit në sektorë të ndryshëm në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MFPT.

Në njoftim thuhet se edhe Ambasadori e falënderoi Ministrin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat