Pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, Gjukanoviq nis iniciativën për rrëzimin e Abazoviqit

Aktuale

Pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, Gjukanoviq nis iniciativën për rrëzimin e Abazoviqit

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 11:10
Dritan Abazoviq dhe Milo Gjukanoviq

Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviqit do të nisë sot një nismë për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së drejtohet nga Dritan Abazoviq

Kjo pasi Abazoviq e ka nënshkruar një marrëveshje themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Përmes një deklarate në Twitter, ky subjekt politik ka thënë se iniciativa është e hapur për të gjithë ata deputetë që besojnë që qeveria duhet të jetë e përgjegjshme ndaj interesave të Malit të Zi.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat