Abdixhiku në “Sunny Hill” me ambasadorin britanik: Dua Lipa, pasuri e përbashkët e dy vendeve tona

Aktuale

Abdixhiku në “Sunny Hill” me ambasadorin britanik: Dua Lipa, pasuri e përbashkët e dy vendeve tona

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 00:18
Lumir Abdixhiku, Përparim Rama dhe Nicholas Abbott

Veç kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë është i pranishëm edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit ka postuar një fotografi nga atje, ku shihet se është në shoqërinë e gruas së tij, ambasadorit britanik, Nicholas Abbott, si dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ai thotë se në këtë takim në festival, “u pajtuan me ambasadorin se Dua Lipa është pasuri e përbashkët”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Me Përparimin dhe ambasadadori Abbott, u pajtuam që Dua është pasuri e përbashkët e dy vendeve tona. Sunny Hill, edhe këtë vit, i jep Prishtinës dhe Kosovës, një skenë të jashtëzakonshme. Prishtina, e gjallë siç di ajo të jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat