Zyrtarët e PDK-së takojnë ambasadoren e Izraelit, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Aktuale

Zyrtarët e PDK-së takojnë ambasadoren e Izraelit, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 14:56
Foto nga takimi

Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e Uran Ismaili dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj kanë pritur sot në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Përmes një postimi në faqen e PDK-së në Facebook, thuhet se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit pas forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

“Ambasadorja Ziv ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar shtetin tonë në sektorë të ndryshëm.

PDK si lidere e opozitës në Kosovë është e angazhuar në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me shtetet aleate dhe sjelljen e investimeve të huaja në vend”, thuhet në postimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat