Besnik Bislimi takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë

Aktuale

Besnik Bislimi takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 20:57
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadorja Ziv biseduan mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit mes tyre. U diskutua mbi mundësi të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga shëndetësia deri te investimet për ujësjellësit dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

Punësimi është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, ku dhe u përmend fuqizimi i rolit të gruas dhe potenciali i madh i rinisë kosovare, duke patur parasysh dhe moshën mesatare të re të popullsisë në Kosovë.

Një nga temat që u përmend gjatë takimit, ishte dhe mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët dhe izolimi i Kosovës. Zëvendëskryeministri Bislimi foli gjithashtu edhe mbi situatën në veri dhe dy vendimet e Qeverisë mbi targat dhe dokumentet për hyrje-dalje, të cilat do të nisin implementimin dhe zbatimin e tyre nga 1 shtatori. 

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren Ziv për vizitën duke shprehur bindjen se takimet do të jenë më të shpeshta dhe bashkëpunimi gjithmonë e më i frytshëm mes dy vendeve tona.​

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat