Ua morën 6 mijë euro klientëve që ua vodhën kartelat, aktakuzë ndaj dy personave

Aktuale

Ua morën 6 mijë euro klientëve që ua vodhën kartelat, aktakuzë ndaj dy personave

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 10:04
Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.S. dhe E.B., për veprën penale “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Sipas prokurorisë, i pandehuri A.S., në cilësinë e personit përgjegjës të ndërrimit në subjektin afarist “NEPTUN”, ka keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të klientëve, ku pastaj më to ka blerë kriptovalutave, ku të dëmtuarve iu ka shkaktuar dëm prej 6 mijë e 124 euro.

Tutje, në njoftimin e prokurorisë thuhet se të pandehurit A.S. dhe E.B., në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur kartelën e bankës së një të dëmtuare, në mënyrë që i pandehuri A.B., ia ka vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelës bankare dhe më pas të dëhnat i ka përdorur për blerjë të kriptovalutave përmes emaileve dhe llogari të tjera, të cilat ia kishte siguruar i pandehuri E.B., në këmbim të një shume të ho llas.

“Pastaj i pandehuri A.S., kriptovalutat e krijuara në këto llogari më pas i ka shitur dhe i ka shndërruar në para kesh/euro çka të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 1.236.07”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat akuzohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat