Hamza takon Thaçin e Veselin në Hagë: U çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën

Aktuale

Hamza takon Thaçin e Veselin në Hagë: U çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 15:31
Bedri Hamza në Hagë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza sot ka takuar ish presidentin, Hashim Thaçin si dhe ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin, në Hagë.

Hamza përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo është një ndër vizitat me emocionale të jetës së tij.

Ai tregoi se gjatë vizitës që pati u çmallën e folën gjerë e gjatë për Kosovën.

“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë!

Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre.

Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan.

Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat