Ish-oficeri britanik në Kosovë tregon planin e Vuçiqit: Ja si synon marrjen e veriut

Aktuale

Ish-oficeri britanik në Kosovë tregon planin e Vuçiqit: Ja si synon marrjen e veriut

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:00
Ade Clewlow

Ish-oficeri britanik në Kosovë, Ade Clewlow, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do që ta minojë rolin e institucioneve të Kosovës dhe demokracisë së saj.

Në emisionin Info Magazine. ai ka thënë se qëllimi i Vuçiq është që ta realizojë ndonjë fitore territoriale në veri të Kosovës.

“Pikëpamja ime personale duke parë zhvillimet e këtyre muajve të fundit që rrodhen pas pushtimit rus në Ukrainë më duhet të them se nuk kam ndryshuar pikëpamjen time sa i përket ekzistimit të një rreziku më të madh që liderët, ..pra liderët autokratë ndoshta të kufizohen pas asaj që bëri Putin në Ukrainë….kështu në fakt u ndjeva në javët e hershme të pushtimit të Ukrainës”.

“Por mendoj se rreziku është zvogëluar sepse nuk ndodhi ashtu siç Putin e kishte planifikuar dhe kur flasim direkt për Kosovën dhe kërcënimet për një luftë edhe pse Vuçiq qartësisht ka qëllim për të minuar rolin e institucioneve të Kosovës dhe demokracisë së saj, mendoj se do të shikoj nga afër se si të dalë kundër sa për të bërë ndonjë fitore territoriale – sidomos në veri të Kosovës, deri të lumi Ibër sepse plani nuk i funksionoi ashtu siç e kishte menduar Putini”.

“Kështu që mendoj se shanset për luftë në aspektin e veprimeve ushtarake dhe të pushtimit ushtarak të veriut të Kosovës janë ende shumë të vogla".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat