Nëntogeri i FSK-së diplomoi me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Aktuale

Nëntogeri i FSK-së diplomoi me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 09:31
Nëntoger Shpëtim Halilaj

Programi prej 44 javësh është intensiv dhe sfidues si në aspektin fizik ashtu edhe në atë akademik. Programi i trajnimit në Sandhurst, padyshim ndërton udhëheqës me kualitetet me të larta të lidershipit, profesionalisht të aftë dhe fizikisht të shkathët.

Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst njihet si njëra ndër akademitë më prestigjioze ushtarake me shkollim cilësor dhe standarde të larta me mbi 200 vite historik.

Me rastin e diplomimit Nëntoger Halilaj theksoi që “eksperienca e fituar gjatë trajnimit një vjeçar krahë për krahë me kadetët Britanez dhe kadetë të shumë vendeve tjera nga mbarë bota, mbetet si njëra ndër eksperiencat më të mira të fituara deri tash. Mirëpo, gjithashtu ishte një obligim i lartë i vazhdimit të përfaqësimit sa më të mirë të vendit dhe FSK-së, sikurse në të kaluarën. Shkathtësitë e ndërtuara dhe njohuritë e fituara synoj ti barti dhe fuqizoi gjatë shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.”

Image
Nëntoger Shpëtim Halilaj

Nëntoger Halilaj i shtohet një radhe të njëzet e pesë Oficerëve të FSK-së të diplomuar nga kjo akademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat