​Presidenca jep detaje për vizitën e presidentit të Shqipërisë në Kosovë

Aktuale

​Presidenca jep detaje për vizitën e presidentit të Shqipërisë në Kosovë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:32
Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij.

Begaj vjen të hënën në Kosovë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani Sadriu, e cila në orën 10:00, do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në orën 09:15.

Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat