​Haradinaj takon ish-komandantin e KFOR-it Erhard Bühler

Aktuale

​Haradinaj takon ish-komandantin e KFOR-it Erhard Bühler

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:47
Foto nga takimi

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar sot ish-kreun e KFOR-it Erhard Bühler me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe sigurisë në vend, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve strategjik në rrugën e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Kënaqësi takimi me gjeneralin Erhard Bühler që për shumë vite i shërbeu Kosovës dhe qytetarëve të saj, Mustafë Abazin kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani si dhe mikun e bashkëpunëtorin shumëvjeçar Gani Dreshaj, ish-deputet dhe zëvendësministër i jashtëm”, ka shkruar Haradinaj.

Gjenerali Erhard Bühler është një oficer në pension i Ushtrisë Gjermane dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm për Planifikimin e Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes në Gjermani. Ai ishte komandant i KFOR-it, nga shtatori 2010 deri në shtator 2011

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat