Besnik Tahiri: Po na matet pulsi, nëse durojmë tash 2 orë, durojmë edhe 12 orë pa rrymë dimrit

Aktuale

Besnik Tahiri: Po na matet pulsi, nëse durojmë tash 2 orë, durojmë edhe 12 orë pa rrymë dimrit

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 11:24
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas paralajmërimeve për reduktime të energjisë elektrike.

Tahiri në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ky paralajmërim është siç tha ai “fushatë psikologjike e Qeverisë Kurti”.

“Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti. Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, kjo është një matje e pulsit të qytetarëve.

“Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit. Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit. Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat