Pozhari: Albin, deri qetash veç tre ministra i ke për mashallah, ndërroji tjerët sa nuk të kanë ndërruar ty

Aktuale

Pozhari: Albin, deri qetash veç tre ministra i ke për mashallah, ndërroji tjerët sa nuk të kanë ndërruar ty

Nga: M.L. Më: 15 gusht 2022 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas situatës së krijuar me reduktimet e energjisë elektrike në vendin tonë.

Në një postim në Facebook, pozhari ka vlerësuar se në qeverinë Kurti janë vetëm tre ministra të mirë, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla e Arbërie Nagavci, derisa të tjerët duhet të ndërrohen.

Në veçani ai ka thënë se duhet të ndërrohet ministri i shëndetësisë, të cilin e quajti edhe “turist”.

Postimi i plotë:

Albin, deri qetash veç tre ministra i ke për mashallah:

- Albulena Haxhiu (projektligjet, zbritja e tarifave për shërbime që marrin qytetarët... etj)

- Arbërie Nagavci (ndihmesa për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda, reformat për rritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet, përkrahja e studentëve të dalluar... etj)

- Xhelal Sveçla (veriu, shtimi i angazhimit për luftimin e krimit dhe kontrabandës,...etj)

Këta tjerët, cilin ta ndërron, hajrin ia sheh edhe ti, edhe qytetarët. Veçanërisht atë turistin e Shëndetësisë.

Mundesh edhe mos me i ndërru, veç mandej bohet vonë. Kanë me të ndërru ty.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat