Hoxha i VV-së “godet” Haradinajn: Fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën

Aktuale

Hoxha i VV-së “godet” Haradinajn: Fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën

Nga: A.ZH Më: 16 gusht 2022 Në ora: 09:52
Albin Kurti dhe Elvis Hoxha

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dje ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka akuzuar se me vendimet e tij po e rrezikon seriozisht shtetin e Kosovës.

Haradinaj i ka thënë Kurtit se “nuk është marre me thanë, më falni paskam hyrë në zanat të huaj”.

“Nuk je as i pari as i fundit, që e humb rrugën diku. Është nder e njerëzi me ditë kur me u tërheq. Prandaj po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj. Është fisnike me ditë kur me u tërheq. Me qeverisjen tuaj, jeni duke e rrezikuar seriozisht këtë vend! Ka diçka më të vlefshme se sa karriga e kryeministrit”, ka shkruar Haradinaj.

Atij i është kundërpërgjigjur Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

Ai i ka kërkuar kreut të AAK-së të hesht, pasi kështu fiton më shumë vota.

“Ramush, nuk ka nevojë të hartosh fraza që shpejt të kthehen në fore kundër teje.

Ramush, kur është për më fol diçka, je fut në zanat t'huaj. Si të ta them... më mirë hesht. Fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën”, ka shkruar Hoxha në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat