Debati për shaminë/ Blerim Latifi “shpërthen” ndaj Kim Mehmetit - e quan faqezi

Aktuale

Debati për shaminë/ Blerim Latifi “shpërthen” ndaj Kim Mehmetit - e quan faqezi

Nga: A.ZH Më: 16 gusht 2022 Në ora: 09:59
Blerim Latifi

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, i ka reaguar ashpër publicistit shqiptar në Maqedoni Kim Mehmeti.

Latifi ka akuzuar Mehmetin se po i keqpërdor fjalët e shenjta të gjuhës shqipe për ta justifikuar “agresionin vahabist mbi fytyrat e grave shqiptare”.

Ai madje e ka quajtur Mehmetin “faqezi”, përcjell Bota sot.

Reagimi i Latifit në Facebook:

Etika shqiptare është etika e fytyrës.

Dhe kjo ma së miri shihet në shprehje të tilla si: Qofsh faqebardhë!, A ki fytyrë ti?, Ta marroftë Zoti fytyrën!, Me ruejt fytyrën!

Shembujt janë të panumërt.

Akuza ma e madhe morale ndër shqiptarë gjithmonë ka qenë dhe është kur i thonë dikujt : O i pafytyrë!

Ka qindra shembuj të tjerë.

Në etikën shqiptare fytyra është sinonim i vetë ndërgjegjës. Dhe kjo ma së miri shihet në shprehjen: Qofsh ftyrëçelë!

Tregojani këto atij faqeziut anadollak në Shkup, Kim Mehmetit, që po i keqpërdor fjalët e shenjta të gjuhës shqipe për ta justifiku agresionin vahabist mbi fytyrat e grave shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat