“Albin, a s’po sheh a s’po do me pa!?”/ Lladrovci- Kurtit: Shkarkoje Rakiqin

Aktuale

“Albin, a s’po sheh a s’po do me pa!?”/ Lladrovci- Kurtit: Shkarkoje Rakiqin

Nga: M.L. Më: 16 gusht 2022 Në ora: 17:25
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj serbëve në Kosovë të cilët nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Derisa “qershitë” e rezervuara për veriun sipas Lladrovcit shkuan një për një, ai ka pyetur Kurtin se cfarë do të bëjë me ministrin Goran Rakiq i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Ai ka ftuar kryeministrin që të jap shembull me shkarkimin e Rakiqit.

Postimi i plotë:

Albin, a s’po sheh a s’po do me pa!

Me a pa dashje, Kryeministri ua dha 40 milionë euro veriut për rrymë. Ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe sigurisht e pranojnë Republikën e Kosovës, janë të pajisur me letërnjoftime, pasaporta, me targa dhe dokumentet tjera identifikuese të shtetit tonë.

Çka është shumë është shumë, megjithatë detyrimet ndërkombëtare po i zbaton, edhe qershitë e rezervuara për veriun, një për një shkuan.

Po Rakiqi?

Me çfarë buxheti paguhet ministri Juaj që nuk e pranon shtetin e Kosovës. Ai deklaron hapur se as nuk e njeh as nuk do ta njoh Republikën e Kosovës. Kujtoja vendimin që ka nënshkruar kur është emëruar ministër. Ndryshe, le të flas nga përtej gardhit, jashtë Qeverisë. Kushtetuta ta lejon me bë ndryshim në Kabinet qeveritar edhe me ju dhanë shembull tjerëve se kushdo ha bukën e buxhetit të Republikës së Kosovës, nuk mund ta përmbys as të pështyj në të.

Albin, a s’po sheh a s’po do me pa! Vepro, kalo nga fjalët në vepra!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat