Thaçi vs Kurti përballë Vuçiqit në Bruksel/ Profesori gjen dallimet esenciale

Aktuale

Thaçi vs Kurti përballë Vuçiqit në Bruksel/ Profesori gjen dallimet esenciale

Nga: M.L. Më: 18 gusht 2022 Në ora: 15:57
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Në Bruksel po mbahen takimet në kuadër të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi më ndërmjetësimin e BE dhe lehtësimin e SHBA-së.

Sot janë zhvilluar një sërë takishmesh së bashku dhe ndaras ndërmjet kryeministrit të Kosoës, Albin Kurti, presidenti të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe ndërmjetësuesve evropian.

Bazuar në këto zhvillime njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Dr. Enver Bytyçi ka rikujtuar vitin kohën kur presidenti serb kishte nisur një tren për në Mitrovicë.

Sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës në shenje "hakmarrjeje" shkoi në liqenin e Ujamnit e bëri një xhiro me varkë. Por jo si karshillëk ndaj presidentit të Serbisë!

Ishte viti 2018. Presidenti i Serbisë nisi trenin për në Mitrovicë. Alram i madh. Deklarata lufte në Beograd e në Prishtinë. Më ne fund treni u ndal ne Rashkë. Nuk u lejua të vinte në Mitrovicë. Mesa duket KFOR-i luajti rolin që ka në misionin e tij. Presidenti i Kosovës në shenje "hakmarrjeje" shkoi në liqenin e Ujamnit e bëri një xhiro me varkë. Por jo si karshillëk ndaj presidentit të Serbisë!

Sepse pas pak ditësh të dy presidentet, ai i Serbisë dhe ai i Kosovës, u takuan në Bruksel. Ia hapen krahët njeri-tjetrit, u përqafuan, ndenjen dhe në darkë treguan plot barsoleta. Qeshën e folën me gaz plot. Aq sa dukej se ishin marr vesh me njëri-tjetrin që njëri të "provokonte" me tren e tjetri me varkë! Shqiptarët duhej të besonin se kishin një president "trim", që ka guximin t'i ndryshojë edhe kufijtë në favor të Serbisë. E serbët duhej te besonin se kanë një president të vendosur e të pakompromis”, u shpreh Bytyçi.

Këshu sipas tij, edhe më 31 korrik 2022 Kosova ishte në prag konflikti, por liderët në takimin e tyre në Bruksel nuk ia dhanë dorën njëri tjetrit.

Serbët reaguan dhunshëm për shkak të vendimit të qeverisë për reciprocitet me Serbinë. Alarm ndërkombëtar! Lufta ne Ukraine e shton ankthin e një lufte të mundshme në Ballkan. Deklarata lufte në Beograd e akuza për përgatitjen për luftë nga ana e Serbisë, në Prishtinë.

Rezultati: Takimi i sotëm përsëri në Bruksel. Por kësaj radhe as dorën nuk ia dhanë njeri-tjetrit. As nuk buzëqeshën e madje as sytë nuk ia lëshuan njeri-tjetrit, presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës! Një takim midis dy njerëzve të vërtetë, të cilët nuk bëjnë ndryshe në "fushë-betejë" e ndryshe para evropianeve!

Bëjeni vet dallimin e mos bëni opozitë me Kosovën! Kush bën opozite me Kosovën, në fakt bëhet bashkë me Serbinë!”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat