Paralajmërohet shtrenjtimi i energjisë elektrike deri në 50% në Kosovë

Aktuale

Paralajmërohet shtrenjtimi i energjisë elektrike deri në 50% në Kosovë

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Pajisjet që prodhojnë rrymë u bënë të shfrytëzueshme prapë.

Qytetarët e Kosovës prej ditësh po përballen me reduktime të energjisë elektrike.

E që të kjo të parandalohej, Zyra e Rregullatorit kishte propozuar një subvencionim prej 100 milionë euro nga shteti i Kosovës.

Këto mjete qeveria i ndau që të blihet energji më e lirë, por që nuk u ekzekutuan asnjëherë.

Nga Kompania Kosovare për  Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë  (KEDS) thonë se edhe në rast se kjo ndodhë, tash është vonë.

Buzhala paralajmëron Kosova mund të paguajë shifra marramendëse për import të rrymës muajve të dimrit.

Nga Shoqëria Civile thonë se mos ndarja e mjeteve për energjinë nga Qeveria, do të mund t’iu kushtojë qytetarëve me rritje enorme të tarifave të rrymës.

Kosova thotë që zgjidhja me e mirë është kursimi maksimal.

Në këto ditë  vendi ka prodhuar afër 120 mega vat në orë më pak sesa nga kërkesa e konsumatorëve. Televizioni ka kërkuar një përgjigje nga Qeveria e Kosovës në lidhje me mos ndarjen e mjeteve për subvencionim, por nga ekzekutivi nuk kanë kthyer përgjigje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat