“Vuçiq po nxit aktualisht për luftë në rajon”, VV-ja del me kërkesën urgjente për Shqipërinë

Aktuale

“Vuçiq po nxit aktualisht për luftë në rajon”, VV-ja del me kërkesën urgjente për Shqipërinë

Nga: A.ZH Më: 23 gusht 2022 Në ora: 09:29
Aleksandar Vuçiq

Boiken Abazi, zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje në Shqipëri, ka kërkuar që Shqipëria të ndryshojë politikat e saj ekonomike, tregtare e diplomatike, në raport me Serbinë.

Teksa ka komentuar deklaratën e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie, se “Serbia dhe Vuçiqi po nxisin aktualisht për luftë në rajon”, Abazi ka kërkuar rikthimin e regjimit të vizave për serbët dhe rusët.

Sipas tij, dy republikat shqiptare duhet të flasin me një zë përball kërcënimeve që vijnë nga Serbia, përcjell Bota sot.

Reagimi i Abazit në Facebook:

Zyrtarët amerikanë, si ambasadori Delawie, tani po e thonë shkoqur dhe publikisht: Serbia dhe Vuçiqi po nxisin aktualisht për luftë në rajon. Duhet të vetëdijësohen edhe ata politikanë e qytetarë që mendonin se me "Ballkanin e Hapur" do paqtonin rajonin.

Javët e muajt në vijim të këtij viti duket se do jenë përcaktuese për të ardhmen e Ballkanit, tashmë që Serbia ka treguar se nuk e ka ndërmend të shkëputet nga Rusia. Nuk ka arsye për t'u trembur, por mbetet e domosdoshme që qeveria e Republikës së Shqipërisë të ndryshojë politikat ekonomike, tregtare e diplomatike në raport me Serbinë.

Turistët serbë e rusë nuk mund të vijnë në Shqipëri me "pushime" sikur s'po ndodh asgjë. Jo të gjithë serbët e rusët janë njerëz që ndjekin politikat e Vuçiqit e Putinit, por në një situatë ku Serbia e Rusia nxisin luftën në rajon, duhet rikthyer regjimi i vizave dhe duhen rishikuar me shpejtësi politikat e sigurisë kombëtare në raport me Serbinë e Rusinë në koordinim me NATO-n dhe aleatët tanë.

Dy republikat shqiptare duhet të flasin me një zë përball kërcënimeve që vinë nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat