Grevës së SBASHK-ut nuk i bindet një numri i caktuar i arsimtarëve. E një prej tyre është mësimdhënëse në një prej shkollave në kryeqytet.
Ajo tha se greva nuk është vullnet i shumicës së mësimdhënësve dhe se me gjithë këtë situatë më së shumti po humbasin nxënësit.
Nuk po i pëlqen aspak vendimi i përfaqësuesve të SBASHK-ut.
Për mësuesen e shkollës fillore “Dardania” Elenë Stublla, vendimi për hyrje në grevë të punëtorëve arsimor, nuk është i duhur.
Madje, ajo thotë se ky vendim nuk paraqet vullnetin e punëtorëve të sektorit të arsimit.
Kjo e ka shtyrë që mos ta përfillë kërkesën e sindikalistëve të udhëhequr nga Rrahman Jasharaj, derisa edhe të premten doli në punë.
Për të gjitha këto ajo e ka një arsyetim: Momenti politik në vend nuk është optimal, për t’u ballafaquar me greva nga mësimdhënësit.
Arsimtarja Stublla thotë se me gjithë këtë situate, më së shumti e pësojnë nxënësit kosovarë.
Mësuesja prishtinase pret që 1 shtatori të jetë data kur do të niset procesi mësimor.