Pacolli për keqpërdorimet në Aeroportin e Vlorës: “Patrioti” grabitçar, vetëm plaçkiti fondet e huaja pa investuar as një çëndarkë!

Aktuale

Pacolli për keqpërdorimet në Aeroportin e Vlorës: “Patrioti” grabitçar, vetëm plaçkiti fondet e huaja pa investuar as një çëndarkë!

Nga: Hava Orana Xhukolli Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 21:25
Behgjet Pacolli/ Valon Ademi/ Fotoilustrim

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar një reagim të gjatë në Facebook, në të cilin ka ngritur akuza të rënda ndaj Valon Ademit lidhur me administrimin dhe financat e Aeroportit të Vlorës.

Pacolli pretendon se përmes kompanisë VIA janë përvetësuar mbi 40 milionë euro nga fondet e Mabco-s, ndërsa akuzon Ademin edhe për faturime të fryra dhe kërkesa përmbarimore prej 16.5 milionë eurosh. Sipas tij, këto mjete janë përdorur për të paguar punimet e kompanisë 2A, pa investuar Ademi kapital personal.

Në reagimin e tij, Pacolli pretendon gjithashtu se kostoja e punimeve për pistën e aeroportit është rritur nga rreth 34 milionë euro, sa ishte parashikuar në dosjen e tenderit, në 79.7 milionë euro. Ai ka ngritur dyshime edhe për mënyrën e emërimit të administratorëve dhe për vendimet gjyqësore që, sipas tij, e kishin privuar Mabco-n nga kontrolli mbi kompaninë.

Pacolli thotë se dokumentet e gjetura pas rimarrjes së administrimit të VIA-s kanë nxitur kërkesën për një auditim të plotë, duke paralajmëruar se përgjegjësit duhet të japin llogari për dëmet e pretenduara.

Në fund, ai ka ngritur edhe çështjen e kompensimit të dëmeve, duke kërkuar të dihet se kush do të mbajë përgjegjësi për to.

Postimi i plotë: 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat