Profesori “godet” Haradinajn: Albin Kurtin s’po mund ta shkelë as me duar e as me kembë, ju ka...

Aktuale

Profesori “godet” Haradinajn: Albin Kurtin s’po mund ta shkelë as me duar e as me kembë, ju ka...

Nga: A.SH Më: 29 gusht 2022 Në ora: 08:24
Albin Kurti

Profesori Binak Maxharraj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Ramush haradinajt shumë mirë po i ecën alpinizmin, i cili madje po ngjitet me këmbë dhe duar nëpër shkëmbinjë.

“Por Albin Kurtin spo mund e shkelë as me duar e as me kembë, i cili ju ka bërë shkëmb i madh nëpër të cilin s'po mund të depërton”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

RAMUSHIT ALPINIZMI PO I SHKON, POR NË POLITIKË PO MERRË N'THUE.

Ish kryeministrit Ramush Harajdinat po i pelqen shumë alpinizmi e ka bërë pasion.

Ramush Haradinaj ngjitet shkëmbinjve me duar dhe këmbë.

Shikojeni se si ngjitet shkembinjeve me duar e këmbë pa u lidhë fare.

A nuk është kjo për lakmi.

Por Ramush Harajdinajt nuk po i shkon siç duhet politika. Politikën s'po mund e shtyn as me duar e as me këmbë; Në politikë shumëherë ngatërrohet s’mund i bien në fije se çka po thotë e çka po kërkon.

Veç gjuan fjalë në kënd te zatetet.

Bile, si satisfakcion e ka alpinizmin, po i ecë mirë. Nuk është çudi qe do ta zënë ndonjë vend meritor në këtë diciplinë mjaft atraktive por shumë e rrezikshme.

Por Albin Kurtin spo mund e shkelë as me duar e as me kembë, i cili ju ka bërë shkëmb i madh nëpër të cilin s'po mund të depërton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat