Nagavci: Nesër do të fillojë viti i ri shkollor

Aktuale

Nagavci: Nesër do të fillojë viti i ri shkollor

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 11:26
Arbëri Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëri Nagavci, ka thënë se nesër do të fillojë viti i ri shkollor.

Ajo komentet i bëri në një konferencë për media.

Ajo ka thënë se në bashkëpunim me të gjitha komunat e Kosovës i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në të gjitha shkollat për të filluar mësimin të gjithë nxënësit.

“Kemi pas takimet të drejtpërdrejta me drejtorit e arsimit, të gjitha shkollat janë të gatshme dhe janë bërë përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor”,ka thënë Nagavci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat