Përjashtimi i mësueses nga shkolla në Suharekë për shkak të shamisë, vie reagimi i Bali Muharremajt

Aktuale

Përjashtimi i mësueses nga shkolla në Suharekë për shkak të shamisë, vie reagimi i Bali Muharremajt

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 00:06
Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar në lidhje me largimin nga puna të mësueses nga Suhareka, Remzie Lezi si shkak i mbulesës së saj.

Muharremaj ka shkruar se askush nuk është mbi ligji, ndërsa ka treguar edhe autoritetet të cilat janë të thirrura për të marrë një vendim të tillë.

Ai ka pohuar se në këto momente ndodhet jashtë vendit, por se nga fillimi i javës së ardhshme ka siguruar se do të merret personalisht me këtë çështje.

Reagimi i plotë:

Askush mbi ligjin

Bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna. Kjo ndodh në organet komunale më një procedurë tash të rregulluar mirë.

Në qoftë se ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që e trajton rastin dhe i sugjeron drejtorit, respektivisht mua si kryetar për veprimet institucionale.

Deri në një rast të tillë, të gjithë mësimdhënësit ushtrojnë detyrat e veta konform procedurës së lartpërmendur.

Për momentin jam në udhëtim jasht vendit, por që nga dita e hënë do ta trajtoj me prioritet këtë rast, kjo në përputhje me ligjin, me urdhërin administrativ të Ministrisë së arsimit dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe kështu do t’i japim fund edhe debatit krejt të panevojshëm për këtë temë.

Përndryshe, gjuha linçuese, ofenduese ka vetëm një synim: përçarjen në mes nesh dhe dëmtimin politik të Komunës dhe sukseseve të arritura deri më tani.

I juaji, Bali Muharremaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat