Muja: Drejtori e autorizoi mirëmbajtësin që të mos lejojë mësuesen me shami të hyjë në shkollë

Aktuale

Muja: Drejtori e autorizoi mirëmbajtësin që të mos lejojë mësuesen me shami të hyjë në shkollë

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 18:01
Ilustrim

Muhamet Muja, avokati i arsimtares së matematikes në Suharekë, Remize Lezi ka folur për rastin e kësaj të fundit e cila është përjashtuar nga shkolla “Flamuri i Arbërit” në këtë komunë për shkak të bartjes së shamisë.

Muja ka thënë se drejtori në shkollën “Flamuri i Arbërit” nuk e ka lejuar të hyjë në shkollë mësuesen Lezi për shkak të shamisë.

Të premten drejtori tash dy javë e ka dërguar një mesazh të gjithë mësuesve që të paraqiten në vendin e punës për të hënën e që i bie në javën e kaluar. Edhe mësuesja ka shkuar në vendin e punës por momentin që është parë me shami atëherë nuk është lejuar fare të hyjë në shkollë”, tha ai.

Ai thotë se drejtori e ka autorizuar mirëmbajtësin e shkollës që të mos e lejojë mësuesen Lezi të hyjë në shkollë.

“E ka penguar drejtori gjatë tërë kohës e më pas e ka autorizuar nëse nuk është aty drejtori që është edhe më spektakël për diskriminim e veprime të paligjshme e ka autorizuar koririn e asaj shkolle që ta ndalojë mësuesen të mos hyjë në shkollë’, deklaroi Muja.

Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Flamuri i Arbrit” ka vendosur që mësueses së lëndës së matematikës, Remize Lezi t’ia ndalojë ushtrimin e mësuesisë. Por ndaj këtij vendimi dje ka reaguar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna dhe se me këtë çështje do të merret nga dita e hënë pasi aktualisht është jashtë vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat