Kraki kritikon Kica-Xhelilin pas aderimit në LDK: Ky kapërcim gardhi tregon…!

Aktuale

Kraki kritikon Kica-Xhelilin pas aderimit në LDK: Ky kapërcim gardhi tregon…!

Nga: A.M Më: 8 shtator 2022 Në ora: 12:58
Profesori shqiptar në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki

Profesori shqiptar në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, ka reaguar pas aderimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili në LDK nga Lista ‘Guxo’.

Ai u shpreh se kjo nuk është një tragjedi kombëtare, pasi ka vite që Kosova përjeton vaki të tilla të politikës si zanat aksidental.

“Kjo vaki po ashtu shpërfaq pasojat e aksidenteve politike që brenda natës prodhojnë figura e parti politike pa ekzistencë reale dhe pa synime të sinqerta për t’i shërby interesit të përgjithshëm”, shkroi Kraki në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kalimi i deputetes Kica nga Guxo ne LDK nuk eshte tragjedi kombetare. Ka vite qe Kosova perjeton vaki te tilla te politikes si zanat aksidental.

Megjithate, ky kapercim gardhi tregon edhe njehere sa pak respektohet vullneti i votuesit ne Kosoven tone politikisht komike. Kjo vaki poashtu shperfaq pasojat e aksidenteve politike qe brenda nates prodhojne figura e parti politike pa ekzistencë reale dhe pa synime te sinqerta per t’i sherby interesit te pergjithshem.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat