Trendafilova ndihet e rrezikuar nga protestat e paralajmëruara nga PSD – merr këtë vendim

Aktuale

Trendafilova ndihet e rrezikuar nga protestat e paralajmëruara nga PSD – merr këtë vendim

Nga: A.M. Më: 20 shtator 2022 Në ora: 18:45
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova ka anuluar takimin me me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan.

Dhomat e Specializuara njoftuan se aktiviteti i paralajmëruar më parë do të zhvillohet përmes internetit, ndonëse Trendafilova është në Kosovë.

Vendimi që takimi të bëhet online u mor pas paralajmërimeve të PSD-së për protestë, përcjell “Bota sot”.

Ajo theksoi se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit. Sipas Kryetares Trendafilova “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”, thuhej në komunikatēn e Dhomave të Specializuara.

Njoftimi i plotë

Pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, sot u vendos që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit.

Kryetare Trendafilova deklaroi se “mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”. Ajo theksoi se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit. Sipas Kryetares Trendafilova “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”.

Prandaj, në interes të sigurisë publike, u mor vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit. Pjesëmarrësit e regjistruar dhe personat tjerë të cilët dëshirojnë të marrin pjesë do të informohen se si mund t’i bashkohen veprimtarisë e cila do të zhvillohet nesër përmes internetit në orën 10:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat