Osmani falënderon Estoninë për mbështetjen ndaj Kosovës

Aktuale

Osmani falënderon Estoninë për mbështetjen ndaj Kosovës

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 17:38
Vjosa Osmani dhe Alar Karis

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Estonisë, Alar Karis.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se gjatë këtij takimi me presidentin Karis, kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e mëtejmë.

Teksa ka falënderuar homologun e saj për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizatat e tjera ndërkombëtare si dhe për përkrahjen e zëshme për liberalizim vizash.

“Me presidentin e Estonisë, Alar Karis, diskutuam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet në rajon e më gjerë, si dhe bashkëpunimin e mëtejmë. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizatat e tjera ndërkombëtare si dhe për përkrahjen e zëshme për liberalizim vizash”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat