I bërtiti Rrahman Jasharajt, Blerim Latifi i reagon deputetit të VV-së

Aktuale

I bërtiti Rrahman Jasharajt, Blerim Latifi i reagon deputetit të VV-së

Nga: A.Zh Më: 21 shtator 2022 Në ora: 17:44
Blerim Latifi

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka reaguar për debatin mes kreut të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Ky i fundit, raportohet se i ka bërtitur Jasharajt gjatë kohës sa ai po raportonte para Komisionit për Arsim.

E sipas Latifit, ky debat tregon se politikanët (i madh e i vogël), kanë nevojë për kurse të edukatës qytetare, përcjell Bota sot.

Sipas tij, fjalia “unë jam këtu n’shpinë time” e deputetit të VV-së, tregon se politikanët i trajtojnë postet publike si një lloj prone.

Reagimi i Latifit:

Një deputet, në një sallë të Kuvendit, derisa po i bërtiste Rrahman Jasharajt, disa herë tha: "Unë jam ktu n'shpinë time".

Kjo fjali tregon qartë qysh shumë politikanë e zyrtarë në kët' vend i trajtojnë postet dhe institucionet publike. I trajtojnë si diçka që u përket atyre, si njëlloj prone, me të cilën mund të sillen siç ua do qejfi. Sepse kur je në shtëpinë tënde, ti sillesh bash qysh ta do qejfi, pa i dhënë llogari askujt.Kjo gjuhë është korruptive, në thelbin e saj. Dhe kur ballfaqohemi me raste të tilla na duhet të kujtojmë diçka krejtësisht elementare nga ajo që quhet edukatë demokratike: Kuvendi nuk është shtëpi e deputetëve, por institucion ku përmes tyre përfaqësohen qytetarët.

Sa shumë kanë nevojë njerëzit në këtë vend për kurset e edukatës qytetare! Të mëdhenj e të vegjël. Pa përjashtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat