“Ky është vetëm fillimi”/ Tomë Gashi publikon dy fotografi, paralajmëron personat që janë përfshirë në vrasjen e Astrit Deharit

Aktuale

“Ky është vetëm fillimi”/ Tomë Gashi publikon dy fotografi, paralajmëron personat që janë përfshirë në vrasjen e Astrit Deharit

Nga: N. Sh. Më: 22 shtator 2022 Në ora: 16:22
Astrit Dehari dhe Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, thotë se, secili person që është i përfshirë në vrasjen e aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, do të përgjigjet para drejtësisë.

Gashi ka bërë të ditur se sot janë njoftuar për pezullimin nga puna të dy zyrtarëve që kanë punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në vitin 2016.

Gashi, i cili është avokat i familjes Dehari, ka thënë se dy zyrtarët, Destan Zogaj dhe Burim Buleshkaj, jane të dy të përfshirë në marrjen e kamerave nga burgu i Prizrenit, rast në të cilin humbi jetën aktivisti i VV-së, Astrit Dehari.

Gashi përmes një postimi në Facebook thotë se, pritet edhe suspendimi i Ylber Topallit, Kryenspektor i MD-së, pasi ai ka lëshuar dy raporte ku ka konkluduar se rasti eshte vetëvrasje dhe pastaj vdekje.

Reagimi i plotë:

Vetëm 10 ditë pas Konferencës për media në të cilën ministrja e drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu, publikoi Raportin e Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë, në të cilin ishte identifikuar një numer i madh shkeljesh nga zyrtaret e MD.

Sot u njoftuam se:

1. DESTAN ZOGAJ, ish drejtor në QP Prizren, është suspenduar nga puna.

2. BURIM BULESHKAJ, ish zëvendës drejtor në SHKK,është suspenduar nga puna.

Destan Zogaj dhe Burim Buleshkaj janë të dy të përfshirë në marrjen e kamerave nga burgu i Prizrenit, para policisë e prokurorisë. Për 4 ditë kamerat e QP Prizren, kanë qarkulluar nëpër zyrat e Ministrisë së Drejtësisë (Ministre ishte Dhurata Hoxha PDK), dukelënë kështu hapësirë për manipulim e shkëputje, ashtu siç thote edhe raporti austriak.

Baze per veprim nga ky raport ka edhe per YLBER TOPALLIN, kryeinspektor i MD. I njejti ka leshuar dy raporte ku ka konkluduar se rasti eshte vetevrasje dhe pastaj vdekje. Te cilat konkludime nuk jane fare kompetence e tij. Per kete, pritet edhe suspendimi i tij nga puna.

Para 1 viti e gjysme, kam ushtruar kallezim penal kunder ish Kryeprokurorit Syle Hoxha, i cili ne vitin 2016, ne me pak se 2 jave publikisht deklaronte se rasti do te mbyllet si vetevrasje.

Secili person i perfshire ne vrasjen e Astrit Deharit, ne shtytjen per vrasje dhe ne fshehjen e vrasjes se tij, herdo kure do te pergjigjet para Drejtesise.

Ky eshte vetem fillimi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat