Qeriqi: Si kategori e luftës nuk jemi liruar nga tatimi në pronë

Aktuale

Qeriqi: Si kategori e luftës nuk jemi liruar nga tatimi në pronë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 18:24
Xhevdet Qeriqi

Përfaqësuesi i invalidëve të luftës, Xhevdet Qeriqi ka thënë se si kategori e luftës nuk janë liruar nga tatimi në pronë, duke shtuar se vetë ai para disa muajsh e ka paguar këtë tatim.

“Deri sot shumë akte nënligjore nuk janë zbatuar, nuk jam liruar asnjëherë nga tatimi në pronë edhe pse na lejohet, sa kam informacione asnjëra nga kategoritë e luftës nuk janë liruar, sepse nuk është zbatuar ligji i këtyre kategorive… Para dy tre muajsh e kam paguar tatimin në pronë, sa herë jemi afruar na kanë thënë që nuk jemi të liruar nga tatimi, nuk na kanë dhënë asnjë sqarim, kam edhe dokumentin që e kam paguar”, ka thënë Qeriqi në Info Magazinë.

Ai tha se asnjëherë nuk u është dhënë përgjigje pse s’po zbatohet ky ligj.

Sipas tij, kjo kategori nuk po trajtohet si e meriton.

Qeriqi theksoi se ka pasur dy takime me kryeministrin por që nuk kanë sjellë rezultate.

Kam pasur dy takime me kryeministrin, kam shpalosur të gjitha hallet e kategorisë së luftës, dy a tri orë kanë zgjatur takimet, nuk kemi arritur asgjë, s’kemi marrë ndonjë premtim. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje pozitive. Deri sot nga qeveria nuk kemi marrë donacion asnjë cent”, ka shtuar ai.

Ai tha se nuk do të tërhiqen nga ligji për pagën minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat