Çollaku: Liberalizimi i vizave s’ duhet ndërlidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Çollaku: Liberalizimi i vizave s’ duhet ndërlidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 23:52
Bekim Çollaku

Liberalizimi i vizave, si ish- ministër për Integrime Evropiane Çollaku theksoi se "ne, si institucion, kemi plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave", teksa kritikoi BE-në për mosmbajtjen e premtimeve ndaj shtetit tonë.

“Tani është lajm i mirë, por tepër i vonuar, ngase Kosova nuk e ka merituar këtë vonesë”, deklaroi ai në “Lajmet e fundit, në RTK.

Lidhur me pritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën nga ana e BE-së, ish-ministri Çollaku deklaroi se ajo që ka ndodhur më parë është plotësisht e padrejtë, siç e vlerësoi ai "e gjitha në mungesë të vendimmarrjes nga ana e BE-së."

Ai shtoi se liberalizimi i vizave nuk duhet ndërlidhur me dialogun mes Kosovës e Serbisë, sepse, sipas tij, është e gabueshme.

“Plotësimi i kritereve ka qenë i përmbushur vite më herët, por Franca ka gjetur arsyetime për të penguar këtë vendim”, shtoi ish-ministri Çollaku.

Ai vlerësoi se procesi nga qeveria aktuale ka prodhuar tensione dhe jo marrëveshje konkrete, “ndaj mbetem skeptik për ndonjë marrëveshje konkrete, sidomos ajo e targave.”

“Jam skeptik që kjo qeveri të arrijë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë. Do të isha më i lumturi në vend sikur ky proces të përfundohej, por nuk shoh këtë derisa ky kryeministër kundërshton çdo gjë që është arritur deri tani për dialogun. Kjo është shqetësuese jo vetëm për mua, por edhe të tjerët”, theksoi ai në “Lajmet e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat