Sveçla: Sokol Havolli do të zgjidhet kryeshef i Prishtina Parking

Aktuale

Sveçla: Sokol Havolli do të zgjidhet kryeshef i Prishtina Parking

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 18:10
Sokol Havolli

Gëzim Sveçla, kryeasamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka thënë se Sokol Havolli, ish-këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, pritet të zgjidhet Kryeshef i Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”.

Sveçla ka thënë se sipas informatat që posedon ai, Havolli pritet të marrë nën menaxhim ndërmarrjen “Prishtina Parking”.

Ai ka kritikuar kryetarin e komunës, Përparim Rama lidhur me emërimet partiake në ndërmarrjet publike.

“Çka ka ndodhë para një jave? Asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Fisnik Osmani është zgjedhur kryeshef i Termokosit. A t’i tregoj edhe dy emrat e tjerë që kanë me u zgjedhë [njëri prej tyre] në Prishtina Parking, konkursi që është dalë? Sokol Havolli”, ka thënë Sveçla, derisa nuk ka përmendur emër tjetër pavarësisht insistimit të gazetarit.

Shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë ka kujtuar një deklaratë të Përparim Ramës kundër emërimeve partiake në ndërmarrjet publike komunale.

“Unë po e kritikoj për një deklaratë të z. Rama, i cili ka thënë para gjashtë muajve: ‘Ka ikur koha e njerëzve partiakë’”, ka thënë Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat